LAJME  /  Вести за домашни корисници

Neotel-i e promovon servisin e ri – neoTV!

Neotel-i e promovon servisin e vet të ri për shfrytëzuesit vendorë – neoTV! Bëhet fjalë për televizion digjital interaktiv i cili përveç opsioneve standarde, siç janë udhëzuesi programor elektronik, mundësia për pauzim, për incizim dhe për çuarjen para ose kthimin prapa të programit të drejtpërdrejtë, ofron opsione plotësuese si profili i shfrytëzuesit, respektivisht, mundësinë për renditjen e përmbajtjeve sipas preferencave të shfrytëzuesit, si edhe mundësinë unike që të gjitha përmbajtjet që i sheh shfrytëzuesi në televizorin e vet, të mund t’i shohë në cilindo aparat tjetër smart (smartfon&tablet), ose në kompjuterin e vet ngado që të jetë. Përveç mundësisë për shikimin e televizionit prej cilitdo aparat, shfrytëzuesi mund t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë e avancuara të televizionit interaktiv (si pauzimi, çuarja para ose kthimi prapa dhe incizimi i programit të drejtpërdrejtë).

Ajo që e bën këtë shërbim ende më të mirë, është aparati i cili televizorin shtëpiak e shndërron në aparat bashkëkohor smart nëpërmjet të së cilit mund të keni qasje në aplikacionet tuaja të preferuara Android. Me kyçje të thjeshtë të tastierës dhe të miut, shfrytëzuesit fitojnë një mini kompjuter, me ndihmën e të cilit mund të surfojnë në internet, mund të shikojnë video online, t’i shfletojnë foto albumet e tyre ose videot, ose ta kontrollojnë postën elektronike.

Televizioni interaktiv NeoTV, prej tani mund të merret në pakot neoTrio së bashku me internet të pakufizuar dhe telefoni fikse, tani me çmim promovues prej 50% lirim në parapagesën mujore në 12 muajt e parë të kontratës së nënshkruar për 2 vite.

Për më shumë informata rreth ofertës, kontrolloni lidhjen në vijim ose paraqituni në qendrën kontaktuese në numrin 02/55 11 155.

win

Neotel-i e promovon servisin e ri – neoTV!

Neotel-i e promovon servisin e ri – neoTV!

Neotel-i e promovon servisin e ri – neoTV!

Дознајте повеќе на (02) 55 11 155 или оставете го вашиот број
за ние да ве контактираме

[recaptcha]