MK  |  SQ   ☎ 02/55 11 155   Kontakt

Search

Historia

NEOTEL SHPK është operator telekomunikacioni i formuar në vitin 2004 me kapital maqedonas nga ana e IT kompanisë së njohur, Neokom SHA. Më shumë se 15 vite në treg duke ofruar spektër të gjerë të shërbimeve nga fusha e qasjes së gjerë të internetit , telefonisë fikse, linjave të huazuara, hostingut dhe ko-lokimit të pajisjeve. Fillon duke ofruar shërbime për biznes-përdorues me kapacitet jo më të madh se disa megabit në sekondë (Mbps), kurse sot  ju shërben përdoruesve afarist dhe amvisërive përmes LTE teknologjisë pa kabllo dhe rrjetit personal me kapacitet në gigabit (Gbps).  Në kuadër të portfolios së tij, në vitin 2016 sjell platformën e tij IPTV me funksione konkurruese të zhvilluara nga inxhinierë të vendit.  

 

Ekip profesionale

Në NEOTEL punon kuadër me kualifikim të lartë profesional që i ndjek në vazhdimësi trendet botërore teknologjike. Duke falënderuar punonjësit e saj të njohur për profesionalizmin në fushën e telekomunikacionit, NEOTEL është i njohur për inovacionet dhe përpikërinë e tij në gjetjen e zgjidhjeve funksionale për përdoruesit.

Qasje në shërbime

Si internet provajder, jemi të pavarur në treg në lidhje me kapacitetin e internetit, përkatësisht disponojmë me më shumë interkonekcione ndërkombëtare, përmes rrjetit optik personal. Me zhvillimin e rrjetit tonë optik dhe radio rrjetit shërbimet tona të cilësisë të lartë janë në dispozicion në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Disponojmë me zgjidhje të ndryshme cilësore teknologjike me qëllim që të sigurojmë cilësinë sa më të mirë të shërbimeve tona, të mirënjohura për klientët tanë besnik.  

Krahas teknologjisë LTE pa kabllo dhe lidhjes optike ofrojmë qasje asimetrike (ADSL & VDSL) me çka shërbimet tona të telekomunikacionit janë në dispozicion në të gjithë territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.  

Vizioni

Vizioni ynë është që të njihemi si lider në sferën e telekomunikacionit në Republikën e Maqedonisë të Veriut duke ofruar kombinim të cilësisë së lartë dhe çmimeve të volitshme të shërbimeve që ofrojmë. Parimet tona janë me përgjegjësi dhe të bazuara në vlera të qëndrueshme dhe principe afariste.

Shërbimet që i ofrojmë paraqesin pjesë të rëndësishme të përditshmërisë si arsimi, puna dhe kënaqësia, përmes të cilave përpiqemi të krijojmë një botë me mundësi më të mira.

Misioni

Misioni ynë është që përdoruesve tonë afarist dhe amvisërive t’ju sigurojmë qasje cilësore në shërbimet tona të telekomunikacionit përmes të cilave do të mundësojnë komunikim të thjeshtë dhe efikas dhe njëkohësisht t’i sigurojë standardet e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

small_c_popup.png

Оставете ни ги вашите податоци и ние ќе ве контактираме во најкраток можен рок.