Поврзувања  /  Ndërlidhje

Ndërlidhje nëpërmjet linjave të huazuara

Mundësojmë zgjidhje të sigurta, fleksibile dhe rentabile, të ndërtuara për t’i përmbushur të gjitha nevojat e klientëve tanë. Rrjeti ynë (SDH dhe IP) është ndërtuar me ndihmën e infrastrukturës optike dhe radiolidhjeve që funksionojnë në shtrirje të licencuar. Në Shkup dhe në qytetet tjera më të mëdha në Maqedoni, të mbuluar me infrastrukturën tonë, mundësojmë tip të servisit Carrier Ethernet, si teknologji për qasje.

Portofoli ynë i linjave të huazuara private përfshin:

  • Qarqe të huazuara private nacionale dhe internacionale (SDH dhe PDH);
  • Linja eternet të huazuara private nacionale dhe internacionale EoSDH;
  • Linja eternet private nacionale dhe internacionale (Ethernet)

Me ndihmën e teknologjisë bashkëkohore, mundësojmë shtrirje të gjerë të opsioneve (128 Kbps – 10 Gbps), të përshtatshme për kompanitë, si dhe për tregun me shumicë. Me shfrytëzimin nëpërmjet rrjetit të Neotel-it në Maqedoni, si dhe nëpërmjet bollëkut të interkonektimeve internacionale, mundësojmë nivel të shërbimit me cilësi të lartë (SLA), për qarqe të mbrojtura dhe të pambrojtura.

Për realizimin e shërbimeve internacionale dhe të interkonektimit, gjithashtu e shfrytëzojmë pikën tonë virtuale të prezencës në njërën nga qendrat evropiane më të mëdha të interkonektimit – Ankotel, Frankfurt, si dhe pikën e re të prezencës me pajisje aktive në qendrën më të madhe të të dhënave TELEPOINT, në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Interkonektime internacionale ekzistuese:

  • Me Serbi
  • Me Kosovën
  • Me Bullgarinë
  • Me Shqipërinë
  • Me Ankotel, Frankfurt

Për informata më të hollësishme për mundësi teknike dhe për pranimin e ofertës përkatëse, kontaktoni konsultuesit tanë të shitjes në 02/55 11 188.





map