PËR NEOTEL-in

Histori

ShPK Neotel është operator i telekomunikacioni i formuar në vitin 2004 me kapital maqedonas nga IT kompania me renome, Neokom ShA. Më shumë se 10 vite ofron në treg një spektër të gjerë shërbimesh nga fusha e qasjes së internetit të brezit të gjerë, telefonisë, linjave të huazuara, hostimit dhe kolokacionit të paisjes. Fillon duke ofruar shërbime për shfrytëzuesit afaristë me kapacitet jo më të madh se disa megabajtë në sekondë (Mbps), ndërsa sot ofron shërbime për shfrytëzuesit afaristë dhe vendorë nëpërmjet teknologjisë pa tel WiMAX dhe rrjetit optik vetjak me kapacitet gigabiti (Gbps).

isne38

Ekip profesional

Në Neotel punon kuadër me kualifikim të lartë i cili i ndjek vazhdimisht trendët teknologjike botërore. Falë të punësuarve të vet me profesionalizëm të njohur në fushën e telekomunikacionit, Neotel-i është i njohur për novatorizmin e vet dhe të qenët i hollësishëm në gjetjen e zgjidhjeve të specializuara dhe funksionale për shfrytëzuesit e vet.

53_MTU0MyAtIENsaWVudHM

Arritshmëria e serviseve

Si provajder (furnizues) interneti, në treg jemi të pavarur për sa i përket kapacitetit të internetit, respektivisht, kemi në dispozicion më shumë interkonektime ndërkombëtare me anë të rrjetit optik vetjak. Me zhvillimin e rrjetit optik vetjak dhe të radiorrjetit, serviset tona të cilësisë së lartë janë të arritshme në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Maqedonisë.
Si operator i vetëm WiMAX në Maqedoni, shërbimet tona pa tel janë të arritshme në qytetet më të mëdha të shtetit, me plan për zgjerim gjatë viteve. Përveç shërbimeve standarde fikse të qasjes në internet dhe të telefonisë fikse, rrjeti WiMAX i Neotel-it ofron edhe internet portativ nëpërmjet modemit USB i cili mundëson shfrytëzim të internet konektimit gjithandej ku ka mbulim me sinjal.
Kemi në dispozicion zgjidhje të ndryshme të teknologjisë së lartë me qëllim që të jemi më të arritshëm te të githë shfrytëzuesit dhe të sigurojmë cilësi më të mirë të shërbimeve tona, që është e njohur mirë për klientët tanë shumëvjeçarë.
Përveç teknologjisë pa tel WiMAX dhe ndërlidhjes optike, ne ofrojmë edhe qasje asimetrike (ASDL), me ç’rast shërbimet tona të telekomunikacionit janë më të arritshme në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.

6_MDEyMjhh (1)

Vizioni

Vizioni ynë është të na njohin si lider në fushën e telekomunikacioneve në Republikën e Maqedonisë, duke ofruar kombinim të cilësisë më të mirë dhe çmimeve të arsyeshme për shërbimet e ofruara. Parimet tona janë të përgjegjshme, të bazuara mbi vlera të vendosura fort dhe mbi parimet afariste. Shërbimet që i ofrojmë paraqesin pjesë të rëndësishme të përditshmërisë, si arsimi, puna dhe kënaqësitë, përmes të cilave synojmë kah një botë me mundësi më të mira.

content

Misioni

Misioni ynë është që shfrytëzuesve tanë vendorë dhe afaristë, t’u sigurojmë qasje cilësore te shërbimet tona të telekomunikacionit, të cilat do t’u mundësojnë komunikim të thjeshtë dhe efikas, ndërsa njëkohësisht, t’i sigurojë standardet e domosdoshme për mbrojtjen e ambientit jetësor.

black_target

PËR NEOTEL-in

Дознајте повеќе на (02) 55 11 188 или оставете го вашиот број
за ние да ве контактираме

[recaptcha]