Për ne / NEOTEL partner i shitjes
-
Anhoç- QTQ Shkup
-
Anhoç QT Bunjakovec Shkup
-
Anhoç – Vero Qendër Shkup
-
Anhoç – City Mall Скопје
-
Anhoç – QT Ramstor Shkup
-
Anhoç – QT Biser Shkup
-
Anhoç – Ohër
-
Neotel Net ShPK Manastir
-
NET dhe КОМ ShPK
Sh. Nikollë -
NINEKS Strumicë
-
DARS Kompjuterë ShPKNJP
Kratovë -
Media Net – Kocani
-
К-Net Kumanovë
-
Neon Sisteme Tetovë
-
Intek Strugë
-
Advansd Digitall Netvork Kërçovë
-
ММ komerc – Gostivar
-
TIVOLI OHRID
-
Bit Sisteme Veles
-
Kortek MB Shkup
-
Relisys Shkup
Për ne / Kontakt
LOKACIONI
Neotel ShPK – Shkup
Bul. Kuzman Josifoski Pitu nr. 15,
1000 Shkup, Maqedoni
TELEFONI KONTAKTUES
Shfrytëzues privatë – salloni i shitjes
Shfrytëzues afaristë
Përkrahje teknike
ORARI I PUNËS
Nga e hëna deri të premten ora 08ч – 16.
Salloni NEOTEL
Nga e hëna deri të premten ora 09 – 20
E shtunë nga ora 9:30 – 15:30
DËRGO MESAZH
Për ne / PËR NEOTEL-in
Histori
ShPK Neotel është operator i telekomunikacioni i formuar në vitin 2004 me kapital maqedonas nga IT kompania me renome, Neokom ShA. Më shumë se 10 vite ofron në treg një spektër të gjerë shërbimesh nga fusha e qasjes së internetit të brezit të gjerë, telefonisë, linjave të huazuara, hostimit dhe kolokacionit të paisjes. Fillon duke ofruar shërbime për shfrytëzuesit afaristë me kapacitet jo më të madh se disa megabajtë në sekondë (Mbps), ndërsa sot ofron shërbime për shfrytëzuesit afaristë dhe vendorë nëpërmjet teknologjisë pa tel WiMAX dhe rrjetit optik vetjak me kapacitet gigabiti (Gbps).
Ekip profesional
Në Neotel punon kuadër me kualifikim të lartë i cili i ndjek vazhdimisht trendët teknologjike botërore. Falë të punësuarve të vet me profesionalizëm të njohur në fushën e telekomunikacionit, Neotel-i është i njohur për novatorizmin e vet dhe të qenët i hollësishëm në gjetjen e zgjidhjeve të specializuara dhe funksionale për shfrytëzuesit e vet.
Arritshmëria e serviseve
Si provajder (furnizues) interneti, në treg jemi të pavarur për sa i përket kapacitetit të internetit, respektivisht, kemi në dispozicion më shumë interkonektime ndërkombëtare me anë të rrjetit optik vetjak. Me zhvillimin e rrjetit optik vetjak dhe të radiorrjetit, serviset tona të cilësisë së lartë janë të arritshme në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Maqedonisë.
Si operator i vetëm WiMAX në Maqedoni, shërbimet tona pa tel janë të arritshme në qytetet më të mëdha të shtetit, me plan për zgjerim gjatë viteve. Përveç shërbimeve standarde fikse të qasjes në internet dhe të telefonisë fikse, rrjeti WiMAX i Neotel-it ofron edhe internet portativ nëpërmjet modemit USB i cili mundëson shfrytëzim të internet konektimit gjithandej ku ka mbulim me sinjal.
Kemi në dispozicion zgjidhje të ndryshme të teknologjisë së lartë me qëllim që të jemi më të arritshëm te të githë shfrytëzuesit dhe të sigurojmë cilësi më të mirë të shërbimeve tona, që është e njohur mirë për klientët tanë shumëvjeçarë.
Përveç teknologjisë pa tel WiMAX dhe ndërlidhjes optike, ne ofrojmë edhe qasje asimetrike (ASDL), me ç’rast shërbimet tona të telekomunikacionit janë më të arritshme në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Vizioni
Vizioni ynë është të na njohin si lider në fushën e telekomunikacioneve në Republikën e Maqedonisë, duke ofruar kombinim të cilësisë më të mirë dhe çmimeve të arsyeshme për shërbimet e ofruara. Parimet tona janë të përgjegjshme, të bazuara mbi vlera të vendosura fort dhe mbi parimet afariste. Shërbimet që i ofrojmë paraqesin pjesë të rëndësishme të përditshmërisë, si arsimi, puna dhe kënaqësitë, përmes të cilave synojmë kah një botë me mundësi më të mira.
Misioni
Misioni ynë është që shfrytëzuesve tanë vendorë dhe afaristë, t’u sigurojmë qasje cilësore te shërbimet tona të telekomunikacionit, të cilat do t’u mundësojnë komunikim të thjeshtë dhe efikas, ndërsa njëkohësisht, t’i sigurojë standardet e domosdoshme për mbrojtjen e ambientit jetësor.
Për ne / Politika për IMS
Politikë për menaxhim me cilësinë dhe ambientin jetësor
Politika për cilësi e Neotel-it SHPK është sigurimi i nivelit të lartë të kënaqësisë te shfrytëzuesit, nëpërmjet distribuimit të produkteve profesionale, cilësore dhe konkurrente, në fushën e telekomunikimeve, njëkohësisht, duke mbajtur llogari për arritjet më të reja në teknologjitë informatike dhe për mbrojtjen e ambientit jetësor.
Neotel ShPK është e përkushtuar ndaj shfrytëzuesve të vet, duke i inkurajuar të punësuarit e vet ta implementojnë këtë politikë nëpërmjet parimeve në vijim:
- Përqendrimi ndaj shfrytëzuesve, përmes të të kuptuarit të nevojave dhe dëshirave dhe përmes sigurimit të shërbimeve në përputhje me nevojat e tyre;
- Përmirësim i vazhdueshëm i performancave dhe shërbimeve me qëllim të sigurimit të cilësisë dhe mbrojtjes së vazhdueshme të ambientit jetësor;
- Krijimi i marrëdhënieve të partneritetit me furnizuesit me qëllim të përmbushjes së kërkesave tona lidhur me furnizimin cilësor dhe të vazhdueshëm me produkte;
- Harmonizim me kërkesat ligjore dhe kërkesat tjera për mbrojtjen e ambientit jetësor;
- Mbrojtje nga ndotja nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm dhe zvogëlimit të ndotjes;
- Ndikim mbi vetëdijen e njerëzve për rëndësinë e ruajtjes së ambientit jetësor;
- Kujdesimi për ambientin jetësor, përkatësisht përmbajtje ndaj kërkesave të standardit, mirëmbajtjes dhe përmirësimit permanent të sistemit të menaxhimit me cilësi, në përputhje me kërkesat e sistemit të integruar të menaxhimit ISO 9001:2008 и 14001:2004