IP Centrex
IP Centrex zgjidhje ideale për telefoni fikse në kompaninë tuaj
IP Centrex është zgjidhje bashkëkohore për shërbime telefonike ku PBX centrali i bazuar IP është vendosur në hapësirat e Neotel-it. Kompania juaj ndërlidhet me klientët nëpërmjet lidhjes së internetit. Për këtë arsye, për ta shfrytëzuar këtë shërbim, duhet që të keni lidhje stabile të internetit, të siguruar nga ana e Neotel-it. IP Centrex ofron të folur nëpërmjet shërbimeve IP dhe shërbimeve tjera të bazuara në IP, si edhe ndërlidhje në sisteme konvencionale telefonike (PSTN).
Është e dedikuar për shfrytëzues të cilët dëshirojnë ti kenë karakteristikat e PBX-it pa harxhimet plotësuese siç janë harxhimet kapitale, marrja me qira dhe mirëmbajtja. Ky shërbim është interesant edhe për ato që bëjnë shpërngulje të kompanisë, kanë lokacion të ri ose po kërkojnë ndërrim të PBX-it të vjetërsuar.
Përparësi:
- Pa nevojë për centralë telefonike vetjake
- Pa harxhime për servisim dhe mirëmbajtje të centralit telefonik
- Komunikim i thjeshtë ndërmjet të punësuarve me kërkim të shpejtë të numrave të shkurtër (lokale)
- Rregullim i lehtë i funksionaliteteve dhe kapacitetit në varësi prej nevojave të të punësuarve
- Funksionalitete si: transferim, ridrejtim, shpërndarje e thirrjeve etj.
- Ndërlidhje e zyrave në lokacione të ndryshme nëpër vend, të cilat duhet të jenë të ndërlidhura në rrjetin e operatorit.
Funksionalitete që i përmban IP Centrex:
- Hant (Hunt) grupe
- Shërbimi Menaxher-Asistent (Manager Assistant Service)
- Ndërmarrja e thirrjes ardhëse (Call Pickup)
- Thirrje kthyese
- Modaliteti i natës (restrikcioni i kohës kur mund të përdoren lokale të caktuara)
- Transferimi i thirrjes me mundësi për nënfunksionet në vijim:
- Në rast se është e zënë
- Në rast se nuk përgjigjet në thirrjen në interval të caktuar kohor
- Ridrejtim seleksionues
- Në rast se thirrja është në kohë të caktuar prej-ndaj (Timetables
- Ridrejtimi i thirrjes menjëherë
- Thirrje në pritje me mbajtjen e lidhjes
- Posta zanore (mundësi për dërgimin e postës zanore në meil si shtojcë)
- Lidhje konferenciere me tre pjesëmarrës
- Konferencë e dedikuar (me shfrytëzimin e PIN-it)
- Ueb portal për menaxhimin e shërbimit nga ana e kompanisë
- IVR (Interactive voice response)
TARIFIMI TE IP CENTREX | |
---|---|
Mënyra e tarifimit për sekonda | |
Biseda lokale në rrjetin e Neotel-it | 0,40 den./min. |
Biseda lokale ndaj rrjeteve tjera fikse – tarifë normale (08.00h-20.00h) | 0,95 den./min. |
Biseda lokale ndaj rrjeteve tjera fikse – tarifa e lirë (20.00h-08.00h) | 0,55 den./min. |
Biseda nacionale në rrjetin e Neotel-it | 0,85 den./min. |
Biseda nacionale ndaj rrjeteve tjera fikse – tarifa normale (08.00h-20.00h) | 1,50 den./min. |
Biseda nacionale ndaj rrjeteve tjera fikse – tarifa e lirë (20.00h-08.00h) | 1,00 den./min. |
Biseda rrjete celulare, çdo ditë prej 00:00 deri 24:00 ora | 6,80 den./min. |
CENTRALË TELEFONIKE VIRTUALE – IP CENTREX |
---|
Deri në 15 lokale
- Tarifimi sipas sekondave
- Kompensimi i njëfishtë 4.500 den.*
Deri në 30 lokale
- Tarifimi sipas sekondave
- Kompensimi i njëfishtë 9.000 den.*
Deri në 50 lokale
- Tarifimi sipas sekondave
- Kompensimi i njëfishtë 15.000 den.*
Çmimet janë pa TVSH 18%
за ние да ве контактираме